Moska: Një sulm ndaj Koresë së Veriut do sillte një tragjedi kolosale

 Ministria ruse e Punëve të Jashtme paralajmëroi sot se një sulm ushtarak kundër Koresë së Veriut do të sillte një tragjedi kolosale me tmerrësisht shumë civilë të vdekur.

“Të gjitha palët e përfshira në tensionet në gadishullin Korean duhet të tregojnë përmbajtje dhe të parandalojnë situatën në arritjen në pikën e mos kthimit”, deklaroi zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Maria Zakharova në një koment të publikuar nga agjencia zyrtare e lajmeve, TASS.

“Nuk ka alternativë tjetër nga zgjidhja paqësore e tensioneve mes Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut”, shtoi ajo.

Rusia dhe Kina, që kanë marrëdhëniet më të ngushta diplomatike me shtetin e izoluar të Koresë së Veriut, janë përpjekur të nxisin një marrëveshje paqeje ku Koreja e Veriut të ndërpresë programin me armë bërthamore në këmbim të ndërprerjes nga Koreja e Jugut të stërvitjeve ushtarake me SHBA-në, njoftoi TAS, percjell Ata.
aa-515-768x573

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?