Mosmarrëveshje NATO-Rusi edhe pas takimit të ambasadorëve
Mosmarrëveshjet mes NATO-s dhe Rusisë mbeten ende të tensionuara edhe pas takimit të ambasadorëve në Bruksel, tha për gazetarët sekretari i përgjithshëm i aleancës.
“Aleatët e NATO-s dhe Rusia vazhdojnë të kenë mosmarrëveshje mbi çështjen e Ukrainës”, tha Jens Stoltenberg, duke shtuar se shqyrtimi i çështjes së Afganistanit nga të dyja palët ishte i ndryshëm.
Gjithashtu, Stoltenberg tha se aleatët e NATO-s u thanë homologëve të tyre rusë se shkalla dhe shtrirja gjeografike e manovrave ushtarake “Zapad 2017”e kishin tejkaluar në mënyrë të dukshme planin strategjik të njoftuar më parë nga Rusia.
“Zhvillimi i një dialogu nuk është asnjëherë i lehtë, por pikërisht kjo e bën dialogun tonë kaq të rëndësishëm”, shtoi ai.
“Zapad 2017” është një manovër e përbashkët ushtarake e forcave të armatosura të Rusisë dhe Bjellorusisë që zyrtarisht filloi më 14 shtator 2017 dhe përfundoi më 20 shtator 2017, në Bjellorusi dhe Rusi.
KOHA JONË SONDAZH

