Mostari, qyteti që nuk njeh zgjedhje vendore që prej 12 vitesh

Nëse në Shqipëri presim zgjedhjet e 25 prillit 2021, Mostari një ndër destinacionet kryesore të turistëve që vizitojnë Bosnjën dhe Hercegovinën, nuk ka pasur zgjedhje lokale në më shumë se një dekadë. Banorët kanë parë sesi është rrënuar infrastruktura teksa politikanët vendorë luftojnë për pushtet. Kur u dha lajmi se do të mbaheshin për herë të parë zgjedhjet pas 12 vitesh, qytetarët reaguan të befasuar. “Ka njerëz si unë që janë pothuajse në të tridhjetat dhe që do të votojnë për herë të parë në jetë në zgjedhjet vendore. Mendoj se është një çmenduri që në shekullin e XXI, një vend që cilësohet si demokratik, ka ende njerëz që nuk iu është dhënë e drejta që të zgjedhin qeveritarët e tyre deri më tani”, thotë Boris Čović, banor i Mostarit.

SHKARKO APP