Mosul, në kërkim të të mbijetuarve në qytetin e ‘çliruar’ nga ISIS

Qeveria e Irakut thotë se qyteti i Mosulit është çliruar plotësisht nga i ashtuquajturi Shtet Islamik, tre vjet pasi u pushtua nga xhihadistët.

Jonathan Beale i BBC është në zemër të qytetit të shkatërruar nga lufta dhe ka dëshmuar se ekipet e shpëtimit kanë nisur kërkimet për të mbijetuarit në ndërtesat e shkatërruara.

Forcat e Bagdadit patën mbështetjen ajrore të koalicionit dhe atë të luftëtareve peshmerga në terren gjatë ofensivës për të rimarrjen e Mosulit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Muaj të tërë luftimesh, kanë shkatërruar pjesën më të madhe të Qytetit të Vjetër, përfshirë xhamine historike 850 vjeçare Grand al-Nuri bashke me minaren e saj 45 metra të lartë që xhihadistët e hodhën në erë së fundmi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Jeta nën hijen e ISIS-it dhe dhuna kanë detyruar shpërnguljen e më shumë se 900.000 personave, e kjo do të thotë gati gjysma e popullatës që numëronte qyteti përpara konfliktit.

Këta njerëz, zymtësia dhe pasiguria e ardhmes i pret edhe në kthim. Të vrarët, sipas organizatave të ndihmës, janë me mijëra. Kombet e Bashkuara parashikojnë që riparimi i infrastrukturës bazë të qytetit do të kushtojë mbi 1 miliardë dollarë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?