Moti i keq, 11 të vdekur në Itali, të plagosur e të humbur

Shkon në 11 numri i viktimave nga moti i keq në Itali. 4 persona janë të plagosur rëndë e 1 rezulton ende i humbur.

Reshjet e  shumta të shitur kanë përmbytur Bazilikën e Shën Marcos në Venecia duke i shkaktuar dëme të mëdha. Uji ka mbuluar një nga mozaikët më të bukur të bazilikës duke përfshirë kolonat monumentale  prej mermeri.

“Brenda një dite bazilika është vjetruar si në 20 vite”, shprehen ekspertët. Është hera e pestë në historinë e saj që ajo përmbytet në dëme të tilla.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Preokupim të madh shfaqin fryrjet e lumenjve në të gjithë rajonet italiane e situatat shfaqen mjaft e përkeqësuar në Liguria.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mbi 20 mijë banorë  kanë mbetur pa energji elektrike në këtë rajon e disa komuna kanë mbetur të izoluara për shkak të rrëzimit të pemëve e bllokimit të rrugëve nga reshjet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?