Motori përplaset me makinën, humb jetën modelja shqiptare dhe i dashuri i saj
Një aksident automobilistik i ka marrë jetën modeles shqiptare, Stella Vasilika Kërxhalli dhe të dashurit të saj, Christian Milo. Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e djeshme në rrugën e quajtur “Via Dell’Acqua Vergine al Collatino” në Romë.
Milo, me profesion fotograf po udhëtonte së bashku me Kërxhallin në motorin tip Piaggio Liberty 125 kur u përplas me një makinë tip Mercedez, drejtuar nga një shtetas rumun.
Goditja rezultoi fatale për 30 vjeçarin, i cili vdiq në menjëherë, ndërsa Kërxhalli, 31 vjeçe humbi jetën gjatë transportit me ambulancë drejt spitalit “Tor Vergata”. Ata ishin takuar rreth shtatë vjet më parë dhe përshkruhen nga miqtë si një çift mjaft simpatik dhe mjaft i dashur.
/Ora News