Motra e Kim Jong Un mund të jetë edhe më e ”hekurt”
Fati i dinastisë që sundon me dorë të hekurt Korenë e Veriut ka marrë dimensionet e një seriali televiziv. Zërat për shëndetin e liderit suprem Kim Jong Un, janë gjithmonë e më të shpeshta, madje shtohen burimet që pohojnë vdekje e tij disa muaj më parë, dhe zëvendësimin e tij të përkohshëm me një sozi.
Krahas pikëpyetjeve për diktatorin e ri, shtohet çdo ditë e më shumë kurioziteti për motrën e tij Kim Yo Jong, e cila sipas analistëve po përgatit për të marrë pushtetin në Penian. Ata që mendojnë që 32-vjeçarja do të ndryshojë linjën e paraardhësve të saj në gjysmë shekullin e fundit, mund të gabohen rëndë.
E përshkruar si person me ambicie të madhe qysh nga viti 2002, kur e pohoi vetë i ati Kim Jong-il, Kim Yo Jong ka ndenjur me zgjuarsi në hijen e të vëllait, e fotografuar gjithmonë në shërbim të tij duke i shërbyer një çaj, ose duke i dhënë stilografin me të cilin Kim Jong Il do të firmoste vendimet e tij më të rëndësishme.