Motrat binjake dhe vëllai 4 vjeçar vdesin brenda 30 sekondave (Kujdes, pamje të rënda)
Tre fëmijë të vegjël janë mbytur në një hapësirë kohore prej vetëm 30 sekondash, pasi njëri ra në kanalin me ujë dhe dy të tjerët kanë tentuar ta shpëtojnë atë. Motrat binjake 3-vjeçare dhe vëllai i tyre një vit më i madh po luanin pranë një pellgu me ujë, kur njëri prej tyre ra i pasuar nga dy të tjerët. Njëra prej vajzave ishte në vështirësi dhe nuk mund të notonte, kështu që vëllai dhe motra vendosën t’i shkonin pas, duke gjetur vdekjen që të tre. Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë aksidentin që ndodhi, ndërsa anëtarët e familjes shkojnë më pas por më kot, pasi tragjedia kishte ndodhur. Incidenti dramatik ndodhi në fshatin Liushashangtang, në Qarkun Puning, Provinca Guangdong të Kinës më 13 shtator të këtij viti.

KOHA JONË SONDAZH

