Mpiksje gjaku, një sërë shtetesh kufizojnë përdorimin e vaksinës AstraZeneca

Mpiksje gjaku, një sërë shtetesh kufizojnë përdorimin e vaksinës AstraZeneca. Shtohen vendet që kufizojnë përdorimin e vaksinës së Oxford-AstraZeneca, pasi Agjencia Europiane e Barnave e lidhi me raste të rralla të mpiksjes së gjakut.

EMA tha se kishte zbuluar 169 raste të trombozës venoze cerebrale deri në 4 prill, nga 34 milionë vaksinime të kryera. Këmbëngulja e rregullatorit europian, se përfitimet e vaksinës i tejkalojnë rreziqet nuk e ka zbutur frikën rreth Europës.

Ministria e Shëndetësisë në Spanjë, njoftoi se do t’ia jepte vaksinën vetëm personave deri në 65-vjeç. ”Bazuar në informacionin në dispozicion, rekomandojmë përdorimin e vaksinës së AstraZeneca te personat mbi 60-vjeç. Agjencia e Barnave në Spanjë ka raportuar 12 raste të mpiksjes së gjakut mes 1.7 milionë personave që kanë marrë vaksinën, e gati të gjitha kanë ndodhur te gra nën moshën 55-vjeçare”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ekspertë të shëndetësisë në Itali rekomandojnë përdorimin e vaksinës në mënyrë preferenciale te personat mbi 60-vjeç. Ata që e kanë marrë dozën e parë, inkurajohen të mos e refuzojnë të dytën, pasi nuk ka të dhëna që do të sugjeronin të kundërtën. Më herët, Britania e Madhe, njoftoi se personave nga 18-29 vjeç do t’u ofrohej një alternativë ndaj vaksinëse AstraZeneca mes shqetësimeve për çrregullim të mundshëm të gjakut.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?