Mumja 2100-vjeçare, “jeton” ende (FOTO)

E pabesueshme por munja 2100 vjecare, ka lëkurë të butë, të gjitha flokët e qerpikët e saj dhe krahët e këmbët ende mund të përthyhen.

Zonja e Dai konsiderohet si mumja e ruajtur më e mirë që është zbuluar deri më tani. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se trupi i përket Xin Zhui, e cila ishte gruaja e Markezit të Dai, që jetoi gjatë dinastisë Han.

Kur ajo ka ndërruar jetë, ka qenë mbi peshë dhe besohet se vuante nga presioni i madh i gjakut, diabeti dhe dëmtime të rënda në zemër. Mendohet se Xin Zhui ka vdekur më tepër se 2000 vite më parë,

Thuhet se varri i saj është zbuluar brenda një kodre në Hunan të Kinës, kur disa punëtorë po përpiqeshin të gjenin një bunker të braktisur.

 

SHKARKO APP