Mungesa e marijuanës në dyqane, shpallet gjendja emergjente në Nevada

Zyrtarët shtetërorë në Nevada po marrin masa emergjente për shkak të mungesës së marjuanës. Kërkesa për konsumimin e saj ka qenë shumë e madhe pas legalizmit më 1 korrik. Ka shumë dyqane ku shitet, por të paktë janë shpërndarësit raporton gazeta Reno Gazette.

Legjislacioni u dha tregtarëve me pakicë të drejtën për shpërndarjen e marjuanës por shumica e tyre nuk plotësojnë kushtet e liçensës.

Ndaj edhe Departamenti i Taksave lëshoi një deklaratë emergjente, që do të thotë se zyrtarët e shtetit duhet që të miratojnë masa emergjente për të luftuar mungesën e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nevada votoi në favor të legalizimit të marjuanës në nëntor pasi edhe disa shtete të tjera morën të njëjtin vendim, raporton BBC.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?