Mungesë mjekësh, Italia është me sytë nga emigrantët

Nëse ka një vend në Europë që është goditur së më shumti nga pandemia e Covid-19, është Italia. Shumë analiza dhe shkrime theksojnë se vala e dytë e Covid-19 doli nga Italia Veriore. Ky shtet u godit rëndë nga vala e parë e pandemisë Covid-19, me shpërthimin që shtoi problemet ekzistuese sociale dhe pabarazinë në sektorin e kujdesit shëndetësor publik.

Shkurtimet e përvitshme të buxhetit dhe një fuqi punëtore e shkuar në moshë kanë rezultuar në mungesa serioze të personelit në spitalet në të gjithë Italinë, vend që regjistron numrin e dytë më të lartë të vdekjeve në Evropë.

Në fund të nëntorit, me vendin që po përballet me valën e dytë të rëndë të Covid-19, spitalet në zonat me rrezik të mesëm të Umbrias dhe Piemontes bënë thirrje urgjente për staf mjekësor,  megjithëse njoftimet për punë përjashtonin punëtorët e lindur jashtë vendit. Sipas ligjit në Itali, qytetarët e BE-së, banorët e përhershëm dhe ata që jetojnë me status refugjati ose mbrojtje humanitare kanë të drejtë të punojnë në spitalet publike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një numër mjekësh të huaj tani janë angazhuar në vijën e frontit në Itali. 77500 profesionistë shëndetësorë të lindur jashtë vendit punojnë aktualisht në Itali, përfshirë 22.000 mjekë, 38.000 infermierë dhe punonjës të tjerë të kujdesit shëndetësor, shumica e të cilëve janë arsimuar në Itali. Shumica janë të vetëpunësuar ose të punësuar në sektorin privat, shpesh në pozicione më pak të sigurta. Vetëm 10% janë të punësuar në sektorin publik.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?