Murgesha 117-vjeçare mund Covid-19!

Një murgeshë franceze është personi më i vjetër në Evropë që i ka mbijetuar Covid-19, vetëm disa ditë para 117 vjetorit të lindjes. Lucile Randon, e cila mori emrin e Motrës Andre në 1944, doli pozitive për koronavirus në 16 Janar, por nuk kishte asnjë simptomë.

Ajo u izolua veçmas nga banorët e tjerë në shtëpinë e saj të pensionit në Toulon, në jug të Francës, por tani konsiderohet e rikuperuar plotësisht.
Motra Andre, e cila është e verbër dhe përdor një karrocë, tani është duke pritur të festojë ditëlindjen e saj të enjten.

Kur u pyet nga mediat franceze nëse kishte frikë nga Covid, Motra Andre tha: “Jo, nuk u frikësova, sepse nuk kisha frikë të vdisja”.

“Ajo ka qenë shumë me fat. Nuk më pyeti për shëndetin e saj, por për zakonet e përditshme. Për shembull, donte të dinte nëse oraret e vakteve ose gjumit do të ndryshonin,” tha David Tavella, zëdhënësi i shtëpisë së pensioneve.

Motra Andre lindi në 11 Shkurt 1904. Përveçse është personi më i vjetër i Evropës, ajo është gjithashtu personi i dytë më i vjetër në botë, sipas Listës Botërore të Renditjes, GRG.

SHKARKO APP