Murgesha trondit Vatikanin: Maria nuk ka qenë e …

Maria nuk ka qenë e virgjër”, është kjo deklarata që ka skandalizuar miliona njerëz, sidomos spanjollët. Murgesha argjentinase që jeton në Spanjë, ka dhënë një deklaratë të fortë teksa ishte e ftuar në programin “Chester in love”, ku tha se Maria nuk ishte e virgjër dhe se kryente marrëdhënie seksuale me burrin e saj Jozefin, si në çdo marrëdhënie “normale”.

“Unë besoj se Maria ishte e dashuruar me Jozefin, dhe se ishte një çift normal, dhe është normale që të kenë pasur marrëdhënie seksuale. Vështirë të besohet, e vështirë të kapërdihet (virgjëria) dhe shpesh herë kur tentohet të shpjegohet përfundon duke i bërë njerëzit për të qeshur, sepse mesazhi bëhet i pabesueshëm”, tha motër Lucia Caram.

“Seksi është një mënyrë për t’u shprehur, për të jetuar, për të shprehur ndjenjat dhe dashurinë, dhe është pjesë përbërëse e të gjithë njerëzve, duke përfshirë edhe mua. Për Kishën seksi ishte një temë që konsiderohej i pistë dhe i fshehtë, por unë mendoj se është bekim”, tha Caram teksa theksoi se ajo ka “hequr dorë nga seksi”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas kësaj deklaratë skandalizuese që bëri bujë në media, ka reaguar peshkopi i kishës së Motër Lucias, i cili është shprehur i keqardhur për “konfuzionin” e shkaktuar nga murgesha dhe theksoi se këto “deklarata nuk janë në përputhje me besimin e Kishës” .

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai gjithashtu tha se Maria “ka qenë e virgjër”.

Murgesha pohon se pas këtyre deklaratave ka marrë kërcënime me vdekje dhe në një letër dërguar agjencisë së lajmeve “Efe”, ka kërkuar falje “nëse dikush është ofenduar” nga fjalët e saj dhe konfirmon “besnikërinë dhe dashurinë ndaj Kishës dhe Ungjillit”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?