Muri me Meksikën i shumë lakmuar nga Trump rrëzohet nga era

Muri provizor i ndërtuar për të ndarë Meksikën nga ShBA të vendosur nga Presidenti Donald Trump, është rrëzuar në një pjesë përgjatë kufirit si pasojë e erërave të forta.

Ky episod ndodhi gjatë mëngjesit të së mërkurës (29 janar) me orën lokale.

Nga raportimet e autoriteteve nuk ka persona të lënduar apo dëme materiale.

Strukturat prej hekuri të vendosura afër qytetit të Calexico, janë rrëzuar përtokë.

Shërbimi meteorologjik raportoi për erëra të fuqishme që arrinin shpejtësinë prej 48 km/h.

Ky mur provizor është një pjesë e projektit të administratës së Trump për të ndërtuar një strukturë për të ndarë kufijtë mes Meksikës dhe ShBA-së.

Muri përfundimtar pritet të jetë rreth 3150 km përgjatë gjithë kufirit.

Dy ditë më parë Trump u shpreh se shteti po ecën me hapa të shpejtë për përfundimin e projektit, ndërkohë që për ironi të fatit ajo rrëzua ditën e pasme.

SHKARKO APP