FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Muri që do ndajë SHBA-në me Meksikën, katër kompani amerikane në garë për ndërtimin

Muri që ndan Meksikën me SHBA-në ishte një nga zotimet e para që Presidenti Donald Trump mbajti edhe gjatë fushatës së tij, por nuk e harroi edhe pas fitores së zgjedhjeve.

Për këtë, kanë hyrë në garë katër kompani amerikane për ndërtimin e projektit të murit përgjatë kufirit me Meksiikën.

Këto modele do t’i paraqiten eskpertëve të administratës së Trump, të cilët më pas do të vendosin se cili do të vihet në zbatim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Strukturat do të jenë 9 metra të gjata dhe 9 metra të larta. Më pas, për një periudhë prej afro dy muajsh, do të shihet nëse muret mund t’i rezistojnë përpjekjeve për tejkalimin e tyre me anë të shembjes përmes mjeteve të vogla.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për ndërtimin e prototipeve, katër kompanive do t’u jepen nga 500 mijë dollarë secilës, ndërsa projekti përfundimtar mund të fitohet nga Caddel Construction, Fisher Industries, Texas Sterling Construction dhe VVG Yates & Sons Construction.

Muret do të pajisen me teknologji të sofistikuar kamerash dhe detektorësh të tjerë me qëllim që siguria të jetë në nivele maksimale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?