Mutacioni dhe origjina e Covid-19, do të zbulohet nga gjurmimi…
Bota është e izoluar dhe e vetmja mënyrë për të marrë informacione është media dhe institucionet shtetërore dhe kur vjen puna për përgjigjen sesi lindi dhe u përhap ky virus, nuk ka shumë të dhëna. Pikërisht për këtë fakt të rëndësishëm, një projekt i pavarur ka arritur të gjurmojë përhapjen e virusit në shkallë globale me anë të shqyrtimit të gjenomit të COVID-19 duke u përpjekur ndër të tjera të kuptojë edhe mënyrën se si pëson mutacion coronavirusi.
Projekti po mundohet të krijojë një hartë të përparimit të pandemisë në vendet e botës duke studiuar konstruktin e brendshëm të virusit. Deri më tani, “Nextstrain” ka mbledhur rreth 1500 gjenomë të coronavirusit të ri, dhe të dhënat tregojnë se virusi po pëson mutacion mesatarisht çdo 15 ditë, teksa epidemia e COVID-19 është përhapur tanimë në gjithë globin.
Ndryshimet në kodin gjenetik po i ndihmojnë shkencëtarët të zbulojnë se ku ka qenë virusi, duke thyer kështu mitet sa i përket origjinës së virusit. Kjo nismë e studimit të përhapjes së viruseve nuk është e re dhe është aplikuar edhe gjatë epidemisë së Zikës dhe Ebolës.