Mutacioni i Covid-19 në Britani, një variant i ngjashëm në Itali që në muajin gusht

Përveç mutacionit të ri të koronavirusit të shfaqur në Britaninë e Madhe dhe në Afrikë po flitet edhe për një tjetër të shfaqur në Itali që në muajin gusht. Kështu thotë Arnaldo Caruso, president i Shoqatës Italiane të Virologjisë. Sipas tij një “variant italian” i zbuluar në Brescia, “i cili i paraprin variantit që u shfaq vetëm në fund të Shtatorit në Mbretërinë e Bashkuar dhe më pas u përhap në Evropë, përfshirë Italinë, mund të jetë një pararendës”. Eksperti thotë se ndryshe nga varianti anglez, ai italian ka pësuar edhe një mutacion të dytë, ç’ka bën që të dallojë disi nga virusi pandemik të cilin tashmë e njohin të gjithë. Caruso shpjegon se variant Italian u arrit të zbulohej fare rastësisht, gjatë vëzhgimit të një ngarkese të pazakontë virale tek një pacient që kishte vuajtur nga Covid-19 në muajin prill. Edhe pas shërimit të tij, tamponet e kryer mbi këtë individ vazhdonin të dilnin pozitivë dhe tregonin se kishte ngarkesë shumë të madhe virusale.

“ Kur vendosëm të bënim sekuencimin e virusit për të kuptuar përse zgjati kaq shumë situata e pacientit në fjalë, kuptuam se sapo kishim identifikuar një variant të ri të tij”, shpjegoi virologu.

SHKARKO APP