Mutacioni i ri alarmon Britaninë, Johnson lajmëron masat e reja sonte

Kryeministri britanik Boris Johnson do të njoftojë mbrëmjen e sotme masat e reja pandemike në Angli për shkak të rritjeve të rasteve me mutacionin e ri të Covid-19.

Johnson pritet të dalë sonte (04 janar) në një deklaratë për media.

Ai ka vendosur të klasifikojë më shumë zona si të një rreziku të nivelit 4 dhe të shqyrtojë masat e reja kombëtare.

Po këtë mbrëmje u njoftua edhe mbyllja e të gjitha shkollave fillore dhe të mesme në Britani për të paktën një muaj, deri në mesin e muajit shkurt.

Sipas sondazheve të bëra, më shumë se 79% e britanikëve e dëshirojnë një bllokim tjetër, duke qenë se rastet me Covid-19 po rriten prej mutacionit të ri.

SHKARKO APP