Mutacioni i ri i Covid-19, rreth 1 mijë njerëz të prekur që prej shpërthimit
Teksa bota ka nisur vaksinimin ndaj Covid-19, një tip i ri i virusit i zbuluar nga Matt Hancock është përhapur dhe në Skoci dhe Uells. Sipas mediave të huaja, anëtarët e një shoqërie gjenetike në Britaninë e Madhe, kanë thënë se mutacioni i ardhur nga Covid-19, si fillim u shfaq në Angli dhe më pas u përhap në të gjithë Britaninë e Madhe.
Sipas DailyMail, njëri prej studiuesve ka paralajmëruar se ai po përhapet me shpejtësi. Sekretari i Shëndetësisë ka njoftuar se ekzistenca e llojit të ri të mutacionit është e lidhur me një shpërthim të rasteve në Londër dhe Jug-Lindje. Ekspertët që kanë hulumtuar variantin e virusit, kanë thënë se nuk kishte prova të forta se ky version mund të përhapet më shpejt, por që po rritej me një shpejtësi shumë më të madhe se çdo lloj tjetër i virusit në vend.
Bëhet e ditur se të paktën 1.000 njerëz janë raportuar të infektuar me virusin që prej kohës që u zbulua në fund të muajit shtator. Të dhënat e laboratorëve në internet, sugjerojnë që shkalla e parë e virusit erdhi nga laboratori i qeverisë në Far Light në Milton Keynes më 20 shtator.