Myslimanët mblidhen në malin Arafat
Gjatë pelegrinazhit në Mekë, besimtarë myslimanë nga e gjithë bota janë mbledhur edhe në malin Arafat. Ky është vendi në të cilin myslimanët besojnë se profeti Muhammad përcolli predikimin e fundit.
Dita e Arafat-it, konsiderohet si më e rëndësishmja gjatë pelegrinazhit për Haxhë, ku besimtarët e kalojnë pjesën më të madhe të kohës duke u lutur. Ky është vendi në të cilin myslimanët besojnë se profeti Muhammad përcolli predikimin e fundit. “Ndihem shumë i lumtur, i lumtur nëse Zoti do t’i pranojë lutjet e të gjithë myslimanëve,” thotë pelegrini nga Filipinet, Nadzmi Maruji.
Pelegrinazhi për Haj fillon në muajin e dymbëdhjetë të vitit islamik, i cili është hënor dhe jo diellor. “Paqja e profetit qofshin mbi të, Haxhi është Arafat. Kjo është dita më e madhe e vitit për myslimanët dhe rituali më i rëndësishëm i Haxhit. Unë i kërkoj Zotit që t’i udhëzojë të gjithë myslimanët”,-thotë besimtari tjetër Abdul Hafith.
Haxhi duhet të kryhet të paktën një herë gjatë jetës nga të gjithë besimtarët myslimanë në gjendjë ta përballojnë udhëtimin e shtrenjtë dhe të vështirë.