Myslimanët përgatisin gjithçka që të moshuarit të gëzojnë Krishlindjet

Një grup i vogël myslimanësh kanë ndërmarrë një nismë mbarëkombëtare këtë Krishtlindje për të ndihmuar të moshuarit që të ndihen sa më të lumtur këtë ditë. Nisma është ndërmarë në Britani. Kjo jep një provë se shpirti nuk ka fe, as festat.

Myslimanët e rinj nga Shoqata Ahmedia (AMYA) do vizitojnë shtëpitë e kujdesit, azilet e pleqve duke shpërndarë dhurata dhe ndihma, si dhe duke u ofruar si shoferë taksie falas, për kudo që kanë dëshirë të shkojnë të moshuarit gjatë Krishtlindjes..

Anëtarët e AMYA shpresojnë të realizojnë më shumë se 2,000 vizita, që askush të mos ndihet i vetmuar atë ditë. Përveç këtyre, ata do gatuajnë për to.

Swiss Digital Desktop Reklama

AMYA tha se shpresonte të thyente rekordin e vitit të kaluar për të ushqyer mbi 1,600 njerëz, duke dhuruar 336 kg ushqime dhe 100 kg veshje dhe duke vizituar 1,500 të rritur të vetmuar, ose në shtëpi azili.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?