Na lë njeriu që shpëtoi botën
Ish-oficeri ushtarak sovjetik, të cili i atribuohet shpëtimi i njerëzimit nga shkatërrimi bërthamor, ka vdekur në moshën 77-vjeçare.
Stanislav Petrov, një nënkolonel në Forcat e Mbrojtjes Ajrore Sovjetike, ishte oficer në detyrë në qendrën e alarmit të Bashkimit Sovjetik, kur disa kompjutera defektozë sinjalizuan që kishin nisur raketa në vend, në Shtator të vitit 1983.
Vendimi i tij për të injoruar sinjalizimet, bëri që të shmangej shkatërrimi i botës. Karl Schumacher, një regjisor gjerman, i cili ishte i pari që e shfaqi këtë histori në Perëndim, tha në një deklaratë se ai mësoi për vdekjen e Petrov-it kur po përpiqej ta kontaktonte për ta uruar për ditëlindje.
Djali i Petrov-it, Dmitri Petrov, i tha z.Schumacher se babai i tij kishte vdekur më 19 Maj. Stanislav Petrov lindi në Vladivostok, më 7 Shtator 1939.
KOHA JONË SONDAZH

