Nadal fiton “Australian Open”, thyen rekordin e Djokovic dhe Federer
Rafael Nadal arriti të fitonte finalen e Australian Open, duke marrë kështu trofeun e 21-të në karrierë në një turne Grand Slam, një rekord botëror në tenisin për meshkuj. Spanjolli la pas rivalët “e përjetshëm” të tij, Novak Djokovic dhe Roger Fedrer, të cilët kanë fituar në karrierë 20 trofe Grand Slam. Kjo ishte hera e dytë që Nadal fitonte këtë turne, për herë të parë e kishte fituar në vitin 2009.
Trofetë në turnetë Grand Slam të Nadal
Australian Open (2009, 2022)
Roland Garros (2005, 2006, 2007, 2008, 2010, 2011, 2012, 2013, 2014, 2017, 2018, 2019, 2020)
Wimbledon (2008, 2010)
US Open (2010, 2013, 2017, 2019)
35-vjeçari mundi në 3-2 me sete rusin Daniil Medvedev (2-6, 6-7, 6-4, 6-4, 7-5), duke përmbysur rezultatin pasi humbi dy setet e parë. Edhe pse 10 vite më i ri se spanjolli, Medvedev u detyrua të dorëzohej pas 5 orësh e 24 minutash.