Nagorno-Karabakh i kalon Azerbajxhanit, armenët djegin shtëpitë për një arsye të vetme
Mijëra armenë etnikë kanë nisur shpërnguljen nga zonat përreth Nagorno-Karabakh.
Gjithçka ka nisur pas firmosjes së marrëveshjes së paqes, ku rajoni iu kaluar Azerbajxhanit.
Ndërkombëtarisht rajoni është njohur si pjesë territorial e Azerbajxhanit, por është drejtuar që nga viti 1994 nga armenët etnike.
Banorët e kombësisë armene kanë nisur djegien e shtëpive të tyre, si mënyrë që asnjëri prej pronarëve të rinj të mos strehohet në banesat e tyre.
Sipas marrëveshjes, Armenia duhet ta dorëzojë rajonin brenda datës 15 nëntor.
Në muajin shtator u nis një luftë mes dy shteteve për këtë territor që u shënuan mijëra viktima. Falë ndërhyrjes së Rusisë, Armenia pranoi që t’ia kalojë territorin azerëve. Ky vendim u shoqërua me shumë protesta nga ana e popullit armen, të cilët kërkuan dorëheqjen e kryeministrit.