Namazet e teravisë dhe Bajramit do të falen në shtëpi

Muaji i madhërishëm i Ramazanit po vjen dhe këtë vit, do të jetë ndryshe nga vitet e shkuara. Myftiu Sheik në Arabinë Saudite, tha se namazet e teravisë do të falen në shtëpi dhe në rast të vazhdimit të masave deri në fund të muajit, edhe ai i Bajramit do falet nëpër shtëpi, raportoi agjencia zyrtare saudite e lajmeve SPA. Arabia Saudite tashmë ka pezulluar faljen e namazeve në bashkësi, si dhe ritualin e itikafit dhe iftaret në xhami. Më 20 mars, vendi pezulloi faljen e namazeve së bashku në Xhaminë e Madhe në Meke dhe Xhaminë e Profetit në Medine. Deri më tani, në Arabi Saudite janë konfirmuar gjithsej 87 të vdekur nga COVID-19 dhe 7.142 raste.

SHKARKO APP