NASA: Asteroidi gjigand i afrohet Tokës më 19 prill, çfarë do të ndodhë

UASHINGTON- Një asteroid i madh me diametër afërsisht 600 m do të kalojë në afërsi të Tokës më datën 19 prill, por nuk do të ketë asnjë rrezik për planetin tonë, njoftoi Agjencia amerikane e hapësirës (NASA).

“Megjithëse nuk ka asnjë mundësi që ky asteroid të përplaset me planetin tonë, një objekt hapësinor i përmasave të tilla do të kalojë shumë afër Tokës”, nënvizoi NASA në një komunikatë.

asteroid-nasa

Swiss Digital Desktop Reklama

I pagëzuar si 2014-JO25, asteroidi me diametër rreth 650 m do të kalojë 1,8 milionë km në afërsi të Tokës, domethënë pak më pak se pesë herë distanca që ndan planetin tonë nga Hëna. Ai mund të shihet me një teleskop të vogël për një apo dy net.

Swiss Digital Mobile Reklama

Asteroidi 2014-JO25 është shfaqur për herë të fundit para 400 vjetësh dhe nuk do të rishihet më për 2 600 vjet. Parashikohet që në vitin 2027, një asteroid me madhësi thuajse të njëjtë t’i afrohet Tokës.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?