Nata “e çmendur” e shqiptarit/ Përplaset me tre makina, sulmon edhe policinë, përfundon në spital

I dehur përplaset me një taksi. Më pas tenton arratisjen dhe përplaset edhe me 3 makina të tjera. Ndërsa në fund përfundon vetë në spital.

Protagonist i natës së çmendur është një 19-vjeçar shqiptar, me leje qëndrimit të rregullt në Itali por me precedentë të mëparshëm penalë, i cili u arrestua me akuzën e rezistencës, dhunës dhe kërcënimit ndaj një zyrtari publik, shkruan Ora News.

“Shfaqja” e tij filloi pak pas mesnatës, kur ishte në timonin e një Volvo dhe goditi një taksi. Pas aksidentit, 19-vjeçari tentoi arratisjen me taksistin që iu vu pas.

Gjatë arratisjes ai u përplas edhe me tre makina të tjera, ndërsa në momentin që ndaloi ishte shoferi i taksisë që e kapi i pari. Kur ky i fundit po tentonte ta nxirrte nga makina ndërhyri policia. Por shqiptari nuk iu përgjigjas thirrjeve të policisë, përcjell Ora News.

Policët vendosën të thyejnë xhamin dhe të nxjerrin të riun nga kabina, i cili u kundërpërgjigj duke tentuar ti sulmojë fizikisht.

Në gjendje të dehur, shqiptari u dërgua spital për ekzaminim. Por as atje nuk arriti të qetësohej duke tentuar të sulmojë sërish oficerët e policisë, të cilët më pas u detyruan ta arrestojnë, shkruajnë mediat lokale.

SHKARKO APP