NATO akuzon Putin se kërkon të thërrmojë Europën
Europa nuk është e qetë. Tensionet janë në rritje, pasi NATO ka paralajmëruar se ekziston mundësia që një sistem raketash ruse të godasë Europën.
Mësohet se ky sistem është në kundërshtim edhe me traktatin e vitit 1987 ku thuhet se SHBA dhe Rusia e kanë kategorikisht të ndaluar të prodhojnë apo të mbajnë raketa me rreze 500 deri në 5500 km.
SHBA-ja pretendon se Rusia është mbartëse e një sistemi të avancuar raketash, pala e akuzuar ka mohuar gjithçka duke thënë se është brenda rregullave të Traktatit.
Nga ana tjetër NATO-ja i bën thirrje Rusisë të zhvillojë një dialog teknik me SHBA- të si dhe të flasë hapur mbi çështjen e armatimeve.
KOHA JONË SONDAZH

