NATO i kërkon falje Turqisë
Sekretari i Përgjithshmë i NATO-s, Jens Stoltenberg i ka kërkuar falje Turqisë të premten (17 nëntor) pasi emri i themeluesit të Turqisë, Mustafa Kemal Ataturk, dhe presidenti aktual Erdogan ndodhen në listën e armiqve në posterin e shpalur gjatë një stërvitjeje ushtarake në Norvegji.
“Incidenti është rezultat i një aksioni individual dhe nuk reflekton qëndrimin e NATO-s” tha Stoltenberg.
Personi që shkaktoi incidentin nuk ishte punonjës i NATO-s, por një kontraktues civil i dërguar nga Norvegjia.
Ai është përjashtuar menjëherë nga stërvitja dhe i takon Norvegjisë të ndërmarrë masa disiplinore thuhet në deklaratën e sekretarit të Përgjithshëm Stoltenberg.
Po të premten Erdogan urdhëroi trupën prej 40 ushtarësh turq që merrnin pjesë në stërvitjen e përbashkët ushtarake në Stavanger të Norvegjisë të tërhiqeshin.
Ministri i Mbrojtjes i Norvegjisë nuk pranoi të komentonte incidentin.
Turqia ka ushtrinë e dytë më të madhe të aleancës dhe ka një peshë të madhe gjeopolitike pasi ndan kufijtë me Sirinë, Irakun dhe Iranin.
KOHA JONË SONDAZH

