NATO kundër një ndërhyrjeje ushtarake në Korenë e Veriut

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg paralajmëroi sot kundër një ndërhyrjeje ushtarake në Korenë e Veriut që do të kishte pasoja shkatërruese, sipas një interviste në selinë e Aleancës në Bruksel.

“Përdorimi i forcës ushtarake do të kishte pasoja shkatërruese, mendoj se askush nuk e do këtë”, deklaroi Stoltenberg, i pyetur për retorikën luftarake të përdorur nga presidenti amerikan, Donald Trump për krizën koreano-veriore.

“SHBA-ja ka të drejtë të vetëmbrohet dhe të mbrojë aleatët e saj, por në të njëjtën kohë jam shumë i sigurt se askush nuk dëshiron një zgjidhje ushtarake”, shtoi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?