NATO mblidhet në Berlin, ministri i Jashtëm italian: Ja për çfarë kemi nevojë që të arrijmë marrëveshjen e paqes
NATO është mbledhur sot në Berlin, ku po diskutohet për situatën e luftës në Ukrainë.
Ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio, gjatë takimit të ministrave të Jashtëm të NATO-s ka thënë se aleanca po menaxhon krizën në Ukrainë së bashku me BE-në.
Sipas Di Maio, vendet duhet të ushtrojnë ndikim mbi Putinin dhe të ndalojnë pushtimin.
“Aleanca e NATO-s është një aleancë mbrojtëse që aktualisht po menaxhon krizën në Ukrainë me vëmendjen më të madhe, padyshim në komplementaritet me Bashkimin Evropian. Një komplementaritet që sheh dhe duhet ta shohë Bashkimin Evropian gjithnjë e më shumë vijën e parë për paqen. Për të arritur Marrëveshjen e Paqes, duke punuar në një tryezë, rreth saj duhet të ketë të gjithë aktorët ndërkombëtarë më të rëndësishëm, si institucionet ndërkombëtare ashtu edhe vendet që mund të ushtrojnë ndikim mbi Putinin dhe të ndalojnë pushtimin rus në Ukrainë”, kështu deklaroi Ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio.