Nato nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim në fushën e sigurisë me Katarin
Bota E Enjte, 22 Korrik 2021 14:59
Shteti i Katarit nënshkroi një marrëveshje Bashkëpunimi për Siguri me Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) në selinë e kësaj të fundit në Bruksel, njoftoi Aleanca në faqen e saj të internetit të enjten e djeshme.
Shefi i Bashkëpunimit Ndërkombëtar Ushtarak të forcave të armatosura të Shtetit të Katarit Gjeneral Brigade Tariq Khalid Al Obaidly dhe Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i Traktatit të Atlantikut Verior Rose Rose Gottemoeller, theksuan gjatë nënshkrimit të kësaj marrëveshje “rëndësinë e bashkëpunimit të NATO-s me Katarin në kuadër të Nismës së Stambollit (ICI)”, shkruan faqja e lartpërmendur.
Sipas NATO-s, Marrëveshja e Sigurisë siguron një kuadër për mbrojtjen e shkëmbimit të informacionit konfidencial, siç përcaktohet nga të gjitha 29 vendet anëtare të Aleancës.
“Nisma Bashkëpunimit të Stambollit (ICI)”, u nënshkrua në vitin 2004, ndërmjet Këshillit të Gjirit për Bashkëpunim (GCC) dhe Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) për të sigururar një partneritet strategjik mes shteteve të Gjirit në njërën anë, dhe shteteve anëtare të NATO-s nga ana tjetër.
Gjithashtu NATO-ja theksoi se nënshkrimi i Marrëveshjes “vë në zbatim programet individuale të partneritetit dhe bashkëpunimit mes vendeve të Nismës (ICI) me Aleancën Ndërkombëtare, në formën më efektive të mundur”.
KOHA JONË SONDAZH