NATO pezullon trajnimet në Irak, por jo misionin

NATO ka pezulluar një mision trajnimi në Irak pas vrasjes së gjeneralit iranian Qassem Soleimani nga një sulm ajror amerikan njoftoi të shtunën një zëdhënës i aleancës.

Siguria e personelit tonë në Irak është parësore“, tha Dylan White. Ai shtoi se aleanca do të vazhdojë të marrë të gjitha masat paraprake të nevojshme. Misioni i NATO-s tha ai vazhdon, por trajnimit janë pezulluar përkohësisht.

Ndërkohë me mijëra vetë mes tyre dhe Kryeministri i Irakut Adel Abdel Mahdi, morën pjesë të shtunën në ceremoninë e varrimit të gjeneralit iranian Qassem Soleimani, komandantit irakian Abu Mahdi al-Muhandis si dhe tetë udhëheqësve ushtarakë irakenë që u vranë të premten nga një sulm ajror amerikan në aeroportin e Bagdadit.

Objektiv i sulmit ishte gjenerali iranian Soleimani.

Presidenti Donald Trump tha se ai e pati urdhëruar sulmin për të ndaluar një sulm të afërt që Soleimani kishte planifikuar të kryente ndaj amerikanëve në rajon.

Shumë nga personat që morën pjesë në ceremoninë e varrimit të së shtunës ishin veshur me të zeza dhe mbanin flamuj irakenë e të militantëve të mbështetur nga Irani. Disa prej tyre thërrisnin “vdekje Amerikës”.

Irani ka premtuar se do të hakmerret lidhur me vrasjen e gjeneralit, çfarë ka nxitur thirrjet për vetëpërmbajtje nga udhëheqësit botërorë të cilët i druhen shpërthimit të luftës në rajon.

Presidenti Trump tha se ai e urdhëroi sulmin që të ndalonte një luftë dhe jo për të niste një të tillë, siç u shpreh ai.

SHBA-ja i ka hedhur poshtë njoftimet se forcat e saj kanë kryer të tjera sulme ajrore pas atij të së premtes ku u vra Qassem Soleimani.

Uashingtoni ka mbyllur ambasadën në Bagdad dhe ka urdhëruar qytetarët amerikanë të largohen nga vendi./VOA

SHKARKO APP