NATO: Presidenti i Maqedonisë së Veriut firmos dokumentin përfundimtar të pranimit

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, të Premten nënshkroi një dokument përfundimtar pranimi të kërkuar që vendi të bëhet anëtari i ardhshëm i NATO-s.

Pendarovski nënshkroi të ashtuquajturin instrument të pranimit pasi Spanja në fillim të kësaj jave u bë anëtari i fundit i aleancës që ratifikoi anëtarësimin e ish republikës Jugosllave.

Pas votimit spanjoll, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se ai priste anëtarësimin zyrtar të ndodhë “së shpejti” dhe qw Maqedonia e Veriut të bëhet anëtaja e 30-të e aleancës.

Oferta e vendit për t’u anëtarësuar në NATO ishte mbajtur pezull për një mosmarrëveshje të gjatë me Greqinë fqinje që u zgjidh dy vjet më parë, kur ajo ra dakord të ndryshojë emrin e saj nga Maqedonia në Maqedoninë e Veriut. (AP)

SHKARKO APP