Navalny në burg, Prokuroria ruse kërkon që opozitari të shkojë në qeli

Prokuroria ruse ka kërkuar këtë të hënë masën arrest me burg për opozitarin Aleksei Navalnji. Organi i akuzës në Rusi tha se mbështeste një kërkesë nga autoriteti i burgut të vendit për të shndërruar dënimin me kusht të Aleksei Navalny në arrest me burg.

Politikani rus po mbahet në kushtet e paraburgimit, i akuzuar për shkelje të një dënimi me kusht në një çështje që ai thotë se është e trilluar nga qeveria, por që rrezikon të shkojë në burg për një afat prej 3 vjet e gjysmë.

Ndërkohë, Komiteti Hetimor i Rusisë ka kërkuar nga një gjykatë në Moskë që të vendosë masën e sigurisë arrest shtëpie për sekretaren e shtypit Navalnyt, Kira Yarmysh.

Komiteti i kërkoi gjykatës ta miratojë këtë masë me arsyetimin se Yarmysh kishte shkelur masat shëndetësore dhe të sigurisë të miratuara për të ndaluar përhapjen e koronavirusit duke bërë thirrje për protesta masive për të mbështetur kritikun e Kremlinit dhe fushatën e tij anti-korrupsion.

Edhe gruaja e opozitarit Navalnji ka pasur probleme me drejtësinë. Një gjykatë ruse e ka gjobitur Yulia Navalnaya për pjesëmarrjen në tubime të paligjshme.

Më herët, në Rusi ka pasur protesta të mëdha në qytete të ndryshme. OVD-Info, një grup monitorimi, tha se 5,135 njerëz ishin arrestuar në këto tubime.

Sipas OVD-Info, 91 gazetarë arrestuan nga policia në 31 qytete.

“Policia ndërhyri qëllimisht në punën e shtypit që donte të raportonte për protestat,” tha OVD-Info në deklaratë.

Kremlini ndërkohë tha se një numër i madh i njerëzve që morën pjesë në protestat e 31 janarit ishin “huliganë dhe provokatorë”.

SHKARKO APP