”Navalny po vdes, është vetëm çështje ditësh”/ Reagon Presidenti i SHBA-së, Joe Biden
“Alexei Navalny po vdes. Është vetëm çështje ditësh”. Ky është alarmi dramatik u dha në Facebook nga zëdhënësja e opozitarit rus Kira Yarmysh.
Dr. Anastasia Vasilyeva dhe tre kolegë, duke përfshirë një kardiolog, shpjeguan se Navalny rrezikon arrest kardiak dhe probleme të rënda të funksionit të veshkave “në çdo kohë”. Asnjë informacion zyrtar në lidhje me shëndetin e tij nuk ka dalë nga burgu i Pokrovit ku ai po mbahet aktualisht.
Për përkeqësimin e shëndetit të njeriut që sfidoi Putinin, ka reaguar edhe presidenti i SHBA-së, Joe Biden, i cili tha se kjo është krejtësisht e padrejtë. ”Është totalisht e padrejtë. Krejtësisht e papërshtatshme”,-tha ai.
Shtëpia e Bardhë kohët e fundit vendosi sanksione ndaj Moskës për ndërhyrje në zgjedhjet e SHBA dhe sulmeve kibernetike dhe po shikon me shqetësim përshkallëzimin e situatës në Ukrainë.