NBC ndërpret transmetimin e deklaratës së Donald Trump: Po thotë gjëra të pavërteta!

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Teksa, presidenti aktual Donald Trump ka qenë duke mbajtur një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë, rrjeti NBC ka ndërprerë transmetimin. Kjo ka ndodhur, pasi sipas gazetares që po raportonte LIVE, Trump po thoshte gjëra të pavërteta.

Kujtojmë se në deklaratën e tij Trump u shpreh se po vidheshin vota dhe ishte një grabitje e madhe që poi bëhej vendit. Ai shtoi gjithashtu se për këtë do i drejtohej Gjykatës.

Gazetarja ka thënë:
Ka pasur disa deklarata që janë të pavërteta. Presidenti ka përmendur disa shtete si Georgia ku thotë se po fiton, apo se nuk ka ndonjë mënyrë që ta kapin në Pensilvani, por fakti është se ato shtete nuk kanë arritur të numërojnë të gjitha votat e tyre.

SHKARKO APP