Ndahet Çmimi Nobel në Mjekësi 2025: U jepet shkencëtarëve Mary Brunkow, Fred Ramsdell e Shimon Sakaguchi
Shkencëtarët Mary Brunkoë, Fred Ramsdell dhe Shimon Sakaguchi kanë fituar Çmimin Nobel për Fiziologji ose Mjekësi për vitin 2025 për “zbulimet e tyre në lidhje me tolerancën imunitare periferike”.
Organi që ndan çmimin tha në një deklaratë se zbulimet e tyre kanë hedhur themelet për një fushë të re kërkimore dhe kanë nxitur zhvillimin e trajtimeve të reja si për kancerin apo sëmundje autoimune.
Fituesit për mjekësi zgjidhen nga Asambleja e Nobelit e universitetit mjekësor të Institutit Karolinska të Suedisë dhe marrin një shumë prej 11 milionë kronash suedeze (1.2 milionë dollarë), si dhe një medalje ari të dhënë nga mbreti i Suedisë.
Çmimet Nobel u krijuan sipas testamentit të Alfred Nobel, shpikësit suedez të dinamitit dhe një biznesmeni të pasur. Ato jepen që nga viti 1901 për kontribute të shquara në shkencë, letërsi dhe paqe, me ndërprerje kryesisht gjatë Luftërave Botërore.
BREAKING NEWS
The 2025 #NobelPrize in Physiology or Medicine has been awarded to Mary E. Brunkow, Fred Ramsdell and Shimon Sakaguchi “for their discoveries concerning peripheral immune tolerance.” pic.twitter.com/nhjxJSoZEr— The Nobel Prize (@NobelPrize) October 6, 2025
KOHA JONË SONDAZH

