Ndahet nga jeta legjenda e WWE pas një beteje të gjatë më kancerin
Legjenda e Wrestling dhe ylli i WWE Bobby “The Brain” Heenan ka vdekur në moshën 72-vjeçare. Që nga viti 2002 “The Brain” ishte përfshirë në një luftë të gjatë dhe të dhimbshme me kancerin e fytit që i mori jetën të shtunën. Në një sport të mbushur me personalitete të mëdha, Heenan i njohur për ndjenjën e tij sarkastike të humorit dhe karakterit të zymtë, arriti që të jetë një nga figurat më të mëdha. Ai e ka nisur karrierën kur ishte adoleshent duke shitur pije freksuese dhe mbajtur çanta për mundësit në Çikago. Në moshën 21-vjeçare u përfshi në mundje dhe pastaj u bë menaxher. Në këtë mënyrë zhvilloi karakterin e tij që vazhdoi ta luajë gjatë gjithë karrierës. Ai u bë pjesë e Shoqatës amerikane të Wrestling gjatë viteve 1960 dhe 70, duke u njohur si “The Brain”, por gjatë një ndeshje në vitin 1983 në Japoni dëmtoi qafën. Heenan u shërua dhe në 1984 arriti të bëhej menaxher në WWE, duke u marrë famë në të gjithë botën. Me plagët e tij në qafë e kishte të pamundur të vazhdonte ndeshjet në ring ndaj, Heenan bëri lëvizjen e rradhës duke u bërë komentator me kohë të plotë në vitin 1991.
KOHA JONË SONDAZH

