Ndahet nga jeta studenti amerikan disa ditë pasi u lirua nga Koreja e Veriut

SHBA- Studenti amerikan, i cili ishte duke jetuar në koma që nga lirimi i tij nga Koreja e Veriut, ka ndërruar jetë, ka bërë të ditur familja e tij. Otto Warmbier 22 vjeçar, është mbajtur për një vit në burg në Koreja e Veriut dhe ishte dënuar me 15 vite burg me punë të rëndë e të detyrueshme.

Warmbier ishte transferuar në SHBA pas mbajtjes në burgjet e Koresë Veriore prej një viti. Ai ishte dënuar me 15 vjet punë të rëndë, ku sipas autoriteteve koreano veriore kishte tentuar të vjedhë një shenjë propaganduese në një hotel.

Studenti ka qëndruar në koma që nga lirimi tij, ku mjekët amerikanë kanë konstatuar se ndaj tij janë përdorur tortura të ndryshme dhe doza të larta medikamentesh që kanë shkatërruar sistemin e tij imunitar dhe atë psikik.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?