Ndalohet për një kontroll, shqiptarin e tradhton … në shtëpi i gjenden 3 kg heroinë

Kishte 3 kilogramë heroinë në shtëpi, bie në pranga. Bëhet fjalë për një emigrant shqiptar që jetonte në Molisë, Itali. Siç bëjnë të ditur mediat e shtetit të përtej Adriatikut, bëhet fjalë për 34-vjeçarin shqiptar me inicialet B. A.

Të riut mësohet se i është gjetur në shtëpi edhe kokainë si dhe një shumë prej 7500 eurosh. 34-vjeçari shqiptar ishte duke udhëtuar me makinën e tij në qendër të lokalit të San Salvo, në Molise, Itali, kur është ndaluar nga policia.

Menjëherë ai kishte dhënë shenja shqetësimi, duke ngritur dyshime tek policia. Gjatë kontrollit të ushtruar në vend, atij i ishte gjetur një shumë e konsiderueshme parash me vete. Kjo ka bërë që policia të vendosë të kontrollojë banesën ku ai jetonte.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në shtëpi i është gjetur 3 kilogramë heroinë, një pako me kokainë dhe shuma prej 7500 eurosh, para kesh. Menjëherë i riu është prangosur dhe dërguar në qeli.

Swiss Digital Mobile Reklama

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?