Ndër protestat më të mëdha kundër Putin, deri më tani 3 mijë persona të ndaluar në Rusi
Rusia po përjeton një nga protestat më të mëdha kundër Presidentit Vladimir Putin. Deri më tani vetëm brenda disa orësh janë ndaluar plot 3 mijë protestuesi.
Kjo protestë erdhi pas arrestimit të liderit opozitar Navalny, teksa ky i fundit që ndodhet tashmë në një proces gjyqësor bëri thirrje për protesta masive kundër pushtetit në fuqi.
Protestat vijojnë tashmë në Rusi, teksa turma përleshet dhunshëm me forcat e policisë që janë të shtuara gjithashtu.
Mediat e huaja raportojnë se protesta më e madhe po zhvillohet në qendër të Moskës, me mbi 40 mijë përfaqësues, kurse protesta më të vogla ka në qytetet e tjera.