Ndërhyri të mbronte të birin, babai rrihet keq nga adoleshentët
Një baba është rrahur dhe përplasur egërsisht nga një grup studentësh adoleshentë në një shkollë, pasi gjuajti një të ri që sulmoi të birin.
Pamjet shqetësuese, të kapura në një celular, tregojnë adoleshentët duke goditur dhe duke shkelur me këmbë babanë, jashtë Shkollës së Mesme të Shtetit Park Ridge në Brisbane.
Sherri ndodhi të hënën pasi mbaroi shkolla.
Ushtruesi i detyrës së rreshterit të vjetër Nick Edwards tha që babai bëri një ankesë, dhe është ngritur një hetim policor.
Departamenti i Edukimit në Queensland tha që shërbimet e urgjencës u thirrën në shkollë, por nuk mund të konfirmonin nëse studentët ishin ndëshkuar.
Shkolla po punon në mënyrë aktive me familjet e përfshira në sherr dhe nxënësit po merren në përputhje me Planin e Sjelljes së Përgjegjshme të shkollës, tha një zëdhënës.