Ndërhyrja e mundshme ushtarake nga Turqia, gjenerali Haftar: Të gjithë libianët të armatosen

Gjenerali Khalifa Haftar ka lançuar një apel për të gjithë libianët që të armatosen në përgjigje të një ndërhyrje të mundshme nga ana e Turqisë për të forcuar qeverinë e Tripolit, e mbështetur nga Kombet e Bashkuara dhe të drejtuar nga Fayez al-Sarraj.
Parlamenti turk ka aprovuar të enjten dërgimin e trupave në Libi, si një mbështetje ushtarake e kërkuar nga qeveria e Sarraj. “Ne e pranojmë sfidën dhe i kërkojmë të gjithë libianëve të armatosen”, tha Haftar mbrëmë gjatë një fjalimi në TV. ‘Të gjithë burra dhe gra, ushtarë, civilë të armatosen, për të mbrojtur tokën dhe nderin tonë’.
KOHA JONË SONDAZH

