Ndërron jetë ish-presidenti Pervez Musharraf. Sundoi Pakistanin për gati një dekadë
Ish-presidenti i Pakistanit, Pervez Musharraf, ka ndërruar jetë në Dubai në moshën 79-vjeçare. Ai sundoi Pakistanin për gati një dekadë pasi mori pushtetin në një grusht shteti pa gjak në vitin 1999.
Musharraf vdiq në spital pas një sëmundjeje të gjatë. Ai u shtrua në spital në Emiratet e Bashkuara Arabe vitin e kaluar.
Ushtria pakistaneze konfirmoi vdekjen e tij në një deklaratë, duke shprehur “ngushëllime të përzemërta për vdekjen e gjeneralit Pervez Musharaf, ish-president dhe Shef i Shtabit të Ushtrisë”.