Ndërron jetë kardinali që tronditi Vatikanin pas skandalit seksual

Kardinali Bernard Law, i cili u detyrua të dorëhiqej si arqipeshkv i Bostonit në vitin 2002 lidhur me skandalin e abuzimeve seksuale, ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare në Romë.

Kardinali akuzohej se kishte zhvendosur priftërinjtë pedofilë nga famullitë, në vend që të përballej me akuzat. Pas largimit nga Bostoni, atij iu dha një post në Vatikan, ku punoi deri në vitin 2011.

Dioqeza e Bostonit u trondit në janar të vitit 2002 pas pretendimeve për abuzime seksuale nga dhjetëra priftërinj përgjatë disa dekadave. Ajo shmangu falimentimin duke pranuar të shesë tokë dhe ndërtesa për më shumë se 100 milionë dollarë, për të financuar strehim për mbi 500 viktima të abuzimeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Skandali shtyu Vatikanin të hartojë plane të reja për luftimin e abuzimeve seksuale në Kishen Katolike Romake. Kardinali Law u emërua Arqipeshkv i Bostonit në vitin 1984, por u tërhoq në vitin 2002, pas një seri raportesh nga ekpi investigativ “Spotlight” i gazetës “Boston Globe”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?