Ndërron jetë në moshën 83-vjeçare ish- diktatori i Panamasë, Manuel Noriega

Ish- diktatori i Panamasë, Manuel Antonio Noriega ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare, njofton BBC. Ai i ishte nënshtruar kohëve të fundit nj operacioni në tru.

Noriega, pas presidencës ka vuajtur një dënim prej 17 vitesh për drogë në Shtetet e Bashkuara.

Noriega, i cili ka sunduar në Panama prej vitit 1983 e deri në vitin 1989, kishte spiunuar për agjencinë amerikane CIA, derisa Shtetet e Bashkuara e invaduan dhe e përmbysën qeverinë e tij të korruptuar, duke e mbyllur një karrierë kriminale, me ç’rast ai kishte punuar me trafikantët e drogës, sikur që ishte shefi i drogës në Kolumbi, Pablo Eskobar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Noriega fillimisht ishte dënuar në Shtetet e Bashkuara në vitin 1992, por ishte duke e vuajtur dënimin për vrasje në Pamana kur ka vdekur.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?