Ndihmë mjekësore për t’i dhënë fund jetës, ndërron jetë gruaja në Australi
Kerry Robertson, është bërë gruaja e parë që i ka dhënë fund jetës përmes ndihmës mjekësore.
61-vjeçarja që vuante nga sëmundja e kancerit ka ndërruar jetë në shtëpinë e saj në Viktoria. Familja e saj deklaroi se ajo kishte “vdekjen që dëshironte”.
Robertson ishte diagnostikuar me kancer të gjirit më 2010, mirëpo më vonë sëmundja iu përhap në kocka, mushkëri, tru dhe mëlçi.
Legjislacioni i Viktorias, që ka nisur zbatim në muajin qershor, u lejon pacientëve me sëmundje të pashërueshme që të kenë qasje në ilaçet vdekjeprurëse. Ky ligj është krijuar për personat që vuajnë nga sëmundjet e rënda. Momentalisht ai ekziston vetëm në Viktoria, mirëpo është duke u shqyrtuar edhe nga disa vende të tjera,
Megjithatë pacienti duhet të ketë të jetë mbi 18 vjeç dhe të ketë më pak se gjashtë muaj për të jetuar.
KOHA JONË SONDAZH

