Ndihmuan 3 pjesëtarë të kartelës të arratisen nga burgu, policia merr në pyetje 10 gardianë

Dhjetë roje të një burgu në Meksikë po merren në pyetje nga policia pasi dyshohen të kenë ndihmuar 3 të burgosur të arratisen.

Sipas BBC, 3 personat që dolën nga burgu i sigurisë së mesme ishin pjesë e kartelës së drogës nën drejtimin e “El Chapos” së ri.

Ata kanë kaluar 5 porta të mëdha deri sa arritën në oborrin e jashtëm të burgut nga ku morën një makinë dhe dolën jashtë.

Mbetet ende e paqartë se si ata arritën deri aty, ndaj dhe policia po vazhdon hetimet.

3 prej gardianëve të burgut janë shprehur se i kanë ndihmuar pjesëtarët e kartelës të dilnin por nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme.

Autoritetet morën në pyetje dhe shumë të tjerë. Ata po ndjekin dy pista, e para nëse dyert e burgjeve ishin të hapura më parë apo nëse të burgosurit ishin të pajisur me çelësa.

Kush janë të arratisurit?

Víctor Manuel Félix Beltrán dyshohet të jetë një anëtar me ndikim të fuqishëm në kartelin e drogës Sinaloa, i cili u drejtohej nga Joaquín “El Chapo” Guzmán.

Félix Beltrán dyshohet se merret me financat e tre djemve të Guzmán. Prokurorët amerikanë gjithashtu akuzojnë atë si një “trafikant të nivelit të lartë të drogës”, i cili vepronte në qytetet Culiacán dhe Guadalajara.

Meza González akuzohet për trafik droge.

Kjo ngjarje është etiketuar turp për sistemin e sigurisë në burgjet meksikane të cilat njihen dhe për nivelin e lartë të korrupsionit.

SHKARKO APP